Gjokutaj për Veliajn: B… e hekurit do ia çojmë për skrap

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur, i cili njëherësh është dhe në listën e kandidatëve të opozitës për anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër ndaj kryetarit në detyrë të Bashkisë së Tiranë Erion Veliajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjokutaj thotë se me institucionalizimin e Këshillit të Ri Bashkiak pas 14 majit, do të propozojë shkrirjen e boleve metalike, që janë simbol i lidhjeve të tij me krimin dhe korrupsionin, të Erjon Veliajt dhe derdhjen e metalit të tyre për pranga!

“Erion Veliaj, kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, sipas edhe deklarimeve të tij, është mjaft i fortë!

Kjo për arsye se ai bolet nuk i ka ind njerëzor, por material hekuri!

Ky fakt, garuesin e tij të opozitës duhet ta mobilizojë akoma më shumë me qëllim çarmatimin e tij dhe kalimin e boleve të hekurit ne inventarin e opozitës!

Si kandidat për Këshillin Bashkiak dhe në cilësinë e një eksperti në fushën e së drejtës penale jam interesuar dhe kam mësuar se tek testikujt metalike të Veliajt ka shumë info dhe prova në lidhje me korrupsionin në nivel vendor dhe qendror!

Për këtë arsye me institucionalizimin e Këshillit të Ri Bashkiak do të propozoj shkrirjen e boleve metalike të Erjonit dhe derdhjen e metalit të tyre për pranga!

Në këtë mënyrë Erjoni dhe shokët e tij do të kenë nesër në duar si simbol të privimit të lirisë krenarinë e boleve metalike të djeshme!”, shprehet avokati Genc Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad