‘Ishte një moment kur më tha ti prisja flokët e t’i bëja të zeza’! Keisi flet për Kristin: Për Zazën e konsideroj tradhti

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Keisi Medini ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më Lër Të Flas” ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.

E pyetur në lidhje me arsyet se përse vendosi të ndahej nga Kristi ajo deklaroi se është tip i përkëdhelur dhe donte që Kristi t’i vinte nga pas, por ai nuk e bënte këtë gjë.

Ndërkohë, në lidhje me trekëndëshin e krijuar mes saj, Kristi dhe Zazës, ajo tha se e konsideron si tradhti, pasi Kristi i kishte thënë se ishte thjesht njohje dhe nuk e mendoi se ishte aq serioze.

“Kristin e lashë se jam e përkëdhelur, dua të më vish nga pas, jo të të bëj unë për të ngrënë, por ti të më bësh mua. Po ishin shumë arsye. Unë nuk isha më në fokus. Njerëzit nuk më shikonin më mua. Fjalët e babit më bënë që të reflektoja dhe mund të më kenë ndikuar. Përderisa ai hyri dhe i pa gjërat nga brenda, unë mora konfirmim nga ai.

Sa i përket Zazës, ai brenda tha se kam një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze. E konsideroj tradhti nga ana e tij. Ishte një moment kur ai më tha që ti prisja flokët dhe ti bëja të zeza.”, tha Keisi.

Zjarr Tv Ad