Gazetari Reldar Dedaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Roland Bejko ka fushatën më të varfër në Tiranë.
Pavarësisht se nuk ka marrë fonde nga KQZ-ja, ai tha se Bejko ka përcjellë të gjitha mesazhet e nevojshme.
“Mendoj që fushata e zotit Bejko, e PD-së zyrtare është realisht një fushatë e varfër. Kjo vihet re kudo. Po mbahet vetëm nga disa donatorë që kanë një lloj vokacioni për të djathtën euro-atlantike, ku po e sponsorizojnë, mendoj unë, kjo shihet. Pjesa tjetër po bëhet thjesht falas. Është fushatë e vështirë, po shihet në të gjitha këndvështrimet e varfër.
Megjithatë mesazhi i zotit Bejko ka funksionuar aq ka funksionuar. Është i vetmi kandidat për Tiranën që ishte i pari që propozoi një program për kryeqytetin të botuar, i ndarë në 15 pika,” – u shpreh Dedaj.
Sipas tij është e detyrueshme që për të tilla fushata të jepen të gjitha paratë e nevojshme. Ndërkohë sa i takon koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe fushatës së tyre, Dedaj theksoi se një prani e tillë mediatike është e pajustifikueshme.