Një super suprizë ishte përgatitur mbrëmjen e djeshme për dhëndrin që do i japë fund beqarisë ditën e nesërme. Luizi ka shijuar dje ditët e fundit si beqar dhe i ka shijuar tamam ashtu si dhe tradita e do, me balerina, muzikë, nën shoqërinë e shokëve dhe me plot alkool.
Ne festën e beqarisë “Vëllai i Madh”, vendosi që përveç banorëve meshkuj në shtëpi të futeshin edhe disa striptiste të një prej clubeve më të njohura të Tiranës.
Nga videot e publikuara në rrjet shihet se Luizi po shijon kërcimin e vajzave, ndërkohë përveç këngëtarit edhe djemtë e kanë shijuar në maksimum.
Por, ato që u lanë të përjashtuara nga kjo festë kanë qenë piëkrisht dy finalistet e këtij edicioni, Efi dhe Dea. Duke qenë se ishte vetëm një festë për djemtë vajzat vendosën që të maskohen si çuna dhe t’i bashkohen atyre.