“S’ka kanalizime se drejtorët e Bashkisë janë ndërtues”, Këlliçi flet me banorët për 5 prioritetet që sjellin zgjidhje në Tiranë dhe fton Veliajn në debat

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore.

Në zonën e “Vilave Gjermane” dhe “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi u përball përsëri me realitetin dramatik të jetës së banorëve, të cilët përballen me përmbytje nga ujërat e zeza, mungesa e rrugëve apo problemet me investimet në shërbime si: transporti urban, çerdhet, kopshtet, shkollat apo dhe qendrat shëndetësore.

Pikërisht në zonën poshtë “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi takoi disa qytetarë, të cilët treguan se bashkia e Tiranës nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe sa herë ka reshje shiu, dhe përfundojnë deri në banesa.

“Kanalet e zeza janë të gjithë në sipërfaqe, të gjithë këto siç po i sheh. Jam ankuar në të gjitha zyrat kam shkuar me dokumenta, me firma, me gjithçka, ujin në zjarr nuk e ka vënë. Situata është e tillë që ne i kemi shkruar Institutit të Higjenës si banor, dhe ajo normalisht shumë korrekt shkruan se duhet të merren masa sepse është rrezik infeksioni për të gjithë zonën. I shkruan UKT-s mos të gabojmë dhe bashkisë së Tiranës, i shkruan në 2018. Vijojmë ne me një shkresë drejtuar bashkisë së Tiranës si banor. Të gjitha institucioneve, ne kemi ndjekur rrugët zyrtare. Asgjë s`ka ndodhur”-u shprehën banorët.

Zjarr Tv Ad