Analistit i njohur shpërthen ndaj artistëve që mbështesin Erion Veliajn: Gjëja më e dhimbshme është që taksat e mia kanë vajtur për Noizy-n që nuk e njoh

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini u shpreh i revoltuar në emisionin “Të Paekspozuarit” për mbështetjen e disa artistëve për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ana më e dhimbshme është se nuk njerëzit nuk e dinë që paratë e tyre kanë vajtur për këtë punë. Ai përmendi rastin e Noizy-t që, sipas shkresave të publikuara nga Thesari i shtetit”, është paguar me 5 milionë lekë për një koncert nga bashkia.

“Kjo ndodh kudo në botë. Problemi që kemi ne në Shqipëri është marrëdhënia që ka artisti me atë që e mbështet dhe ajo që artisti nuk thotë se ka patur bashkëpunime me përfitime klienteliste nga njëra palë në tjetrën, atëherë aty kemi patur përfitime dhe artisti i kthen mbrapsht atë që ka marrë.

Gjëja më e dhimbshme është se nuk e dimë që paratë tona kanë vajtur për këtë punë. Unë nuk e di që taksat e mia kanë vajtur për Noizy-n që unë nuk e kam dëgjuar ndonjë herë dhe nuk e di se çfarë muzike bën.

Problemi i parë është transparenca. Nëse ne do ta dinim paraprakisht që Ermal Meta ka marrë para nga bashkia e Tiranës, që Noizy është financuar nga bashkia, këtë diskutim do ta kishim patur më herët dhe mbështetja e tyre s’do të kishte atë vlerë që ka patur. Mirë që dolën edhe më pas.

Ky është problemi i parë. E dyta është se unë nuk e di se me çfarë merren një pjesë e këtyre artistëve, por e di se financimi i artit në Shqipëri është pak problematik dhe qeveria ka marrë përsipër që artistët t’i rekrutojë duke ju dhënë projekte dhe financime dhe kjo pastaj përçudnon rolin e artistit. Nuk prodhon më art, por bëhet levë propagande dhe shërbejnë si dikur për “edukimin e masave”.

Artistët, duke mos qenë në gjendje që të jetojnë me të ardhurat e tyre, janë në kërkim të granteve dhe mbështetjeve nga qeveria.

Nuk janë artistët që i kanë nisur këto largimet nga njëri krah në tjetrin. Ne i kemi në politikë. Këtë kameleonizëm e ka nisur politika, partitë e vogla politike dhe artistët janë futur në këtë lloj tregu”, tha Sejamini.

Zjarr Tv Ad