SPAK ‘ngre’ stekën, Kreshnik Spahiu paralajmëron dy arrestime të bujshme të nivelit të lartë në politikën shqiptare: Nuk është Sali Berisha

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Spahiu paralajmëron dy arrestime të bujshme të nivelit të lartë në politikën shqiptare: Nuk është Sali Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu, ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se pas zgjedhjeve lokale do të ketë dy arrestime të bujshme nga SPAK.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se njëri prej të arrestuarve do të jetë krahu i djathtë i Edi Ramës ndërsa tjetri do të jetë nga opozita.

Spahiu u shpreh i sigurt se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të arrestohet pasi ky i fundit ka marrë siguri nga Edi Rama.

“Pritet që SPAK të bëjë dy arrestime të bujshme, një socialist i nivelit shumë shumë të lartë dhe një opozitar sërish të nivelit të lartë. Të dyja dosjet dhe precedimet penale kanë qenë të gatshme dhe janë penguar për shkak të fushatës elektorale. Kam dyshimet se Edi Rama ka një lloj ndikimi. Tek këto dy emra, ajo që mund të ju them është se nuk është Sali Berisha. Berisha ka marrë të gjitha garancitë nga Edi Rama që do të jetë rivali i tij në 2025 sepse kështu i intereson atij. Kjo është pjesë e marrëveshjes së tyre. Dy individët e tjerë janë shumë të lartë. Njëri prej tyre është krahu i djathtë i Edi Ramës edhe krahu i djathtë i Sali Berishës”, tha ai.

Zjarr Tv Ad