Kreshnik Çollaku krah Bashës dhe Alibeaj: Nëse çmimi i bashkimit është denigrimi i tyre, unë nuk jam i gatshëm ta paguaj

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku thotë se ka kërkuar çdo herë bashkim të demokratëve, por pa u përfshirë në denigrim apo linçim të personave të caktuar publikisht. Ai i referohet akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Çollaku duket se “mban anën” e Bashës dhe Alibeajt, të cilët u sulmuan sot nga Berisha, dhe thotë se nëse linçimi i kolegëve është çmimi për bashkim, ai nuk është i gatshëm ta paguajë.

Reagimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Une kam kerkuar cdo dite dhe kam bere cdo perpjekje per bashkimin e demokrateve. Une kam respektuar vendimin e kryesise se PD dhe jam angazhuar sa kam mundur ne fushaten e 14 maj ne Tirane. Gjithashtu ne 14 maj kam mbeshtetur kandidatin e primareve ne Klos te Qarkut Diber,pa asnje rezerve.

Kam mirpritur idene e nje bashkebisedimi me te gjithe deputetet e dale nga zgjedhjet e 2021 per te eksploruar cdo mundesi bashkimi.

Por nese cmimi per bashkim vendoset ai i denigrimit apo lincimit te dy deputeteve kolege,njeri ish drejtues i partise e tjetri ish drejtues i grupit..,une nuk jam i gatshem ta paguaj kete cmim (edhe pse ndaj te dyve nuk kam asnje detyrim njerezor apo politik)

Nje kerkese e tille eshte thjesht e padrejte dhe e pandershme as nga ana njerezore as nga ana politike. Dhe me e renda eshte se refletkon mungese te thelle reflektimi nga ajo cka ndodhi ne 14 maj. Persa me takon,i vetmi cmim qe jam i gatshem te paguaj eshte ai i bindjeve dhe parimeve te mija.

Zjarr Tv Ad