Gjendet një kafkë e dekompozuar brenda një qeseje në Berat, dyshohet se i përket…

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kafkë e dekompozuar është gjetur këtë të premte, e hedhur pranë varrezave të qytetit në Berat.

Bëhet e ditur se kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Kanë qenë punëtorët e varrezave të cilët kanë konstatuar qesen dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste gjinisë femërore por ende nuk dihet se kujt.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetin e saj.

Zjarr Tv Ad