“Nuk kandidoj për kreun e PD-së”/ Kadilli: Është proces që copëton partinë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli, gjatë një interviste televizive, është shprehur se nuk do të jetë më kandidat për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Kadilli ka nënvizuar se në këtë moment, në PD, të vetmen zgjidhje shikon një platformë të re politike. Kjo, pasi sipas tij, bashkimi do të jetë me keq sesa ndarja dhe procesi i zgjedhjeve sjell copëtimin e partisë.

“Unë vetë nuk kam për t’u përfshirë në një proces të tillë, pasi është një proces i një copëtimi të partisë. Nëse do të isha përfshirë do të isha përfshirë në atë të Berishës, unë nuk kam interes për copëtimin e partisë, por rikrijimin e partisë, dhe jo të ndjek një lider apo një tjetër. Unë dëgjoj fjalën bashkim, por bashkimi mekanik është më i keq se ndarja, se nëse ne do të bashkohemi do të jetë më keq, pasi ne do të zgjedhim se në cilën listë do të bëhemi deputetë, çfarë u thotë qytetarëve dhe demokratëve kjo.

Ne nuk humbasim se jemi të ndarë, por që kemi humbur komunikimin me qytetarin, që jemi të pabesueshëm, pasi përfaqësohemi nga persona që kanë një barrë konsumi politik mbi supe. Ne e kemi humbur këtë raport, dhe duhet që ta gjejmë këtë raport. Themi se nuk do të lëmë që të vjedhin votat, ja na i vjedhin, prapë e kupton se sa seriozë jemi”, tha ish-kandidati për kreun e PD-së.

Zjarr Tv Ad