Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj ka zbuluar disa detaje nga takimi që pati me ish-kryeministrin Sali Berisha në shkallët e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Xhaferraj tha se fjala e parë e Berishës, nuk ka qenë për politikë, por e ka pyetur për shëndetin dhe familjen. Ai deklaroi se Berisha është një pjesë shumë e rëndësishme e opozitës.
“E kam takuar Berishën në hyrjen e kuvendit , e pyetëm njëri tjetrin për familjen dhe ai ishte shefi im prej shumë vitesh dhe kemi përfituar shumë nga ato detyrime dhe angazhime që kemi pasur
Unë e shoh si një pjesë shumë të rëndësishëm të opozitës por i kërkoj që të reflektojë dhe të kemi të gjithë bashkë në domosdoshëmrinë e këtij ndryshimi të regjimit.”, tha Xhaferraj.