“Nuk e njoh Klodian Zoton”, zbardhet dëshmia në SPAK e Ahmetajt: Vila në Hamallaj…

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur disa detaje nga dëshmia për mbi 5 orë e ish-zv.kryeministrit dhe ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ai ka sqaruar për prokuroren Enkeleda Millonai pozicionin e tij në lidhje me akuzat për incineratorin e Elbasanit dhe të Fierit, pasi ka drejtuar Ministrinë e Financave në kohën kur ka dhënë pëlqimi për ndërtimin e tyre.

Burime bëjnë me dije se Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka patur asnjë rol vendimmarrës për incenetatorët si ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave. Po ashtu mësohet se ai ka mohuar dhe lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen.

Ahmetaj ka mohuar pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ai ka deklaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga persona të tjerë, përfshirë edhe Klodian Zoton.

Sa i takon vilës në Hamallaj, Ahmetaj ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses Erjola Hoxha, me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022. Ai ka deklaruar se nuk ka patur dhe nuk ka vilë në Hamallaj që t’ia falte Klodian Zoto.

Kujtojmë se emri i Arben Ahmetajt u lakua në inceneratorin e Elbasanit, pasi në kompjuterin e biznesmenit Klodian Zotos u zbuluan të dhëna që tregojnë se si ky i fundit i kishte paguar udhëtime dhe qëndrime në hotele luksoze ish-ministrit të Financave, në disa vende të Europës.

SPAK i sekuestroi më pas Arben Ahmetajt dhe dy vila, ku ushtroi dhe kontrolle në to në kërkim të provave. U sekuestrua një vilë në Hamallaj që ishte në emër të bashkëjetues së tij, Erjola Hoxha. Po ashtu, iu sekuestrua dhe një vilë në Palasë, që u dyshua se i përkiste Albina Mançkës, ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe që në fakt rezulton se është nën pronësi të shtetases Elda Dinaj.

Dyshohet se porositësi fillestar i vilës së Erjola Hoxhës në Hamallaj, indirekt ka qenë Klodian Zoto. Në një email të publikuar nga mediat, të gjetur nga SPAK në kompjuterin e Zotos, kompania ndërtuese njofton në 20 Qershor 2017 biznesmenin për ecurinë e punimeve pikërisht në vilën F.022. E njëjta që me letra u ble nga Gerian Kuka.

Ahmetaj është zyrtarisht nën hetim për 4 akuza dhe duhet të provojë që është i pafajshëm. Për çështjen e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri i Financave akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ndërsa për një kallëzim tjetër për pasurinë e tij, Ahmetaj po hetohet për veprat penale“pastrim të parave”, “korrupsionit” dhe “fshehja e pasurisë”.

Ish-ministri i Financave është nën hetim nga SPAK dhe për një çështje tjetër. Ai akuzohet për privatizim në kundërshtim me ligjin te aseteve në rrugën“5 maji” të shoqërisë “Buka”, mbi të cilën sot ngrihet një pallat. Në vitin 2014, si ish-ministër i ekonomisë, ai ka firmosur vendimin që shfuqizonte firmën e gjykatave, duke i rrëmbyer pronarëve legjitimë me mbiemër Myderizi rreth 6370 m2 truall.

Kallëzuesit kanë vënë në dijeni SPAK-un se, Arben Ahmetaj, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve tek biznesmeni Lirim Fezollari. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK-u ka siguruar informacion se, pas procedurës së privatizimit, Arben Ahmetaj dhe Fezollari kanë udhëtuar në një të njëjtin avion drejt një vendi të Bashkimit Europian

Zjarr Tv Ad