“Jemi për të vënë duart në kokë”/ Fuga ngre shqetësimin pas rastit me rektoren

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas publikimit të lajmit se rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u merrte para studentëve.

Ai ka ngritur shqetësimin, për faktin që duhen kamera të fshehta nga studentët dhe emisione investigative për të folur për diçka që dihet nga të gjithë.

Akademiku tha se është për të vënë duart në kokë, pasi për vite e vite të tëra në mendjet e studentëve është ideja që pedagogët janë hajdutë, duke i futur të gjithë në një thes dhe kjo është shumë e rëndë.

“Që rektorja grabit studentët si hajdute ordinere, nuk çuditem.

Por, për çfarë mbetem me gojë hapur?

Që duhen kamerat e fshehta të përdorura nga studentë në bashkëpunim me emisione tv, se ndryshe në institucion për diçka që e dinë të gjithë askush nuk flet?

Cfarë kanë menduar në heshtje studentët në vite e vite? E tmerrshme: Këta janë thjesht hajdutë, thonë nga njëherë për ne në rrjete sociale, na fusin të gjithëve në një thes, nuk janë pedagogë!

Sa rëndë që jemi!!!

Për të vënë duart në kokë!

Kjo është analiza!”, shkruan Fuga.

Zjarr Tv Ad