Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit dhe një nga biznesmenët e njohur të vendit, mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama, është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv, për një tender për sterizimin e qenve që i ishte premtuar një gruaje me të cilën ai u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashki.
Opinioni u përgatit për një arrestim që të kishte lidhje me shpërdorim detyre pas pamjeve skandaloze që rrodhën nga një kamera e fshehtë e vendosur në zyrën e tij, por realisht, videoja ishte edhe më e gjatë dhe në skena të tjera vërehej se në të ishte folur e vendosur për nj tender për sterilizimin e kafshëve të rrugës.
Lidhja e aferës së tij seksuale me këtë premtim duket se i kushtoi jo vetëm humbjen e dinjitetit dhe të postit, por edhe lirinë ish-kryetarit të kësaj bashkie.