Arrestimi i Gjicit, Artan Hoxha plas ironinë ‘therëse’ me foton e fundit: Qentë e Kukësit në doganën e Morinit në pritje për të kaluar pasi dëgjuan vendimin e Bashkisë

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar me anë të një reagimi në rrjetet sociale arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici pas vendimit nga SPAK.

Me anë të fotos bashkëngjitur reagimit, gazetari shprehet se “Qente e Kukesit në doganen e Morinit??!!”, teksa sjell në vëmendje edhe projektin që i propozonte Alma K., Gjicit për qentë e rrugës.

Kujtojmë se Hoxha pak ditë më parë publikoi në “Xhungël” videon e dytë teksa shihej Gjici duke biseduar me gruan që u pa në videoskandalin për tenderin e sterilizimit të katërputroshëve të rrugës.

Postimi i plotë:

Mire njerezit, por tani po na ikin dhe qente!!!!
Tema dhe dilema??!!!
Qente e Kuksit, ne doganen e Morinit, në pritje per te kaluar kufirin në drejtim te Kosoves, pasi kane degjuar vendimin e Bashkise, per kastrimin dhe sterilizimin e qenve te rruges…

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=6226137764090506&set=a.660546520649686&type=3&ref=embed_post

Zjarr Tv Ad