“Faleminderit e dashur”/ Rama medalje për Yuri Kim: E deshi shumë Shqipërinë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama flet me superlativa për ambasadoren Yuri Kim, e cila mbyll detyrën diplomatike në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetin social FB, të cilin ai vetë e cilëson “mbase diplomatikisht skandaloz”, Rama thotë se për Yuri Kim e deshi shumë Shqipërinë dhe për këtë ai e ka dekoruar me medalje.

“Në fund të misionit të saj, nuk më mbeti tjetër veçse t’i dorëzoj ambasadores Yuri Kim, Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, për sa shumë e deshi Shqipërinë, sa shumë u përpoq për të ndihmuar që Shqipëria në ikje të saj, të bëhej një vend më i mirë se sa ai që ishte kur ajo erdhi…”, shkruan mes të tjerash Rama, i cili mes rreshtave i drejtohet ambasadores miqësisht: “Faleminderit për gjithçka e dashur Yuri”.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/824855182343478?ref=embed_post

Zjarr Tv Ad