Emërimi i motrës së Felajt, Çollaku: Jemi kthyer tek prokurori i partisë, jo i shtetit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Basir Çollakun, sistemi i drejtësisë dhe prokuroria, nuk është më e shtetit.

Ai u shpreh se tani kemi prokurorinë e partisë, dhe jo më të shtetit. Çollaku tregon se me ndryshimet ligjore që bëri Rama bashkë me deputetët e Alibashës, hoqi kufizimet për pjesëtarët e një familje, të cilët nuk duhet të emërohen në të njëjtin institucion.

“Me heqjen e kufizimeve, nuk ke ca ti bësh sepse të gjithë jemi dakord. Katër prokurorë dhe një OPGJ, ata kur mblidhen për darkë janë gjysma e prokurorisë, gjysma e pushtetit. Jemi kthyer tek prokurori i partisë, jo tek i shtetit.

Pushtet dhe parti tashmë janë shkrirë dhe ne tashmë kemi emërime që në njërëz zyrë kemi departamentin juridik që është SPAK, këtu KPK-në, këtej të shoqatës së bashkiakëve që janë në qeli. Merren vesh se sa muaj do të bëjë njëri, e sa tjetri, sa do emërohet tjetri.

Kjo ka qenë në sinkron dhe me sistemin e rivlerësimit. Shifra dhe të dhënat i kemi lënë pas dore, sepse në Shqipëri ndodhin ngjarje çdo 3 minuta dhe jo 3 ditë, por largimet e kontrolluara të prokurorëve dhe gjyqtarëve, sidomos me target veriun e vendit, është vetëm ndonjë dhëndër Vlore që u bën qoka oligarkëve për pronat në sistem akoma dhe të tjerët janë pastruar të gjithë dhe jo për shkaqe profesionale.

Nuk është bërë vlerësim profesional fare. Nuk është thënë se ky me këtë dosje ka dhënë vendim të gabuar. Procesi ka qenë i kontrolluar. Këtu ke edhe nga trupa e vlerësimit, nga ndërkombëtarët, ka njerëz që kanë marrë para në këtë histori, për të larguar dhe qëndruar në sistemin e drejtësisë. Kemi kapje kombëtare dhe ndërkombëtare’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad