“Kam dy vite në dyert e gjykatës”, Alma Bektashi rrëfen peripecitë

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Alma Bektashi së fundmi ka ardhur me një rrëfim ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka rrëfyer se prej dy vitesh është duke shkuar në dyert e gjykatave pasi procesi i divorcit nga bashkëshorti i saj ka ngecur.

Përveç probleme psikologjike, emocionale këngëtëtarja thotë se ka hasur edhe vështirësi financiare pasi pohon që gjatë gjithë kësaj kohe ka shpenzuar shumë për këtë gjyq.

Më tej Alma gjatë rrëfimit për “Top Channel”, tha se zvaritja e procesit të divorcit sipas Gjykatës ka ardhur si pasojë e mos gjetjes së një psikologu për fëmijët.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”, tha ajo.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike”, tregoi më tej këngëtarja.

Mirëpo, çfarë ndodhi dy vite më parë me martesën e këngëtares me djalin nga Tirana, Sokol Stafa?

Pas 25 vitesh martesë me djalin nga Tirana, Sokol Stafa, Alma iu drejtua Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese për shkak të një tradhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.

Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata ishin ende të martuar.

Zjarr Tv Ad