Ndërron jetë aktorja dhe këngëtarja e njohur

0
828
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja dhe këngëtarja e njohur britanike Jane Birkin, ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 76-vjeçare.

Këngëtarja është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Paris, siç raportohet sot nga gazeta Le Parisien.

Ylli anglezo-francez ishte i njohur për marrëdhëniet e saj profesionale dhe personale me muzikantin Serge Gainsbourg dhe u konsiderua një ikonë e stilit në fund të viteve 1960 dhe 1970. Ajo ka lindur në Londër, por ka gjetur famë duke kënduar në frëngjisht dhe u zhvendos atje në vitet 1970.

Marrëdhënia e saj personale dhe artistike me Gainsbourg, i cili vdiq në vitin 1991, e bëri atë të famshme në mbarë botën pas hitit të tyre ndërkombëtar “Je t’aime… moi non plus”.

Dueti u regjistrua në vitin 1968, disa muaj pasi u takuan në xhirimet e filmit Slogan. Ai u ndalua në radio në disa vende dhe u dënua nga Vatikani për shkak të teksteve të tij të hapura seksuale, por e prezantoi çiftin në një audiencë të re ndërkombëtare.

Disa nga filmat e aktrimit të Birkin përfshinin filma të tillë si klasiku i vitit 1966 Bloë Up, Death on the Nil (1978) dhe Evil Under the Sun (1982). Ajo publikoi një album të shkruar vetë në 2002 të quajtur Arabesque dhe një koleksion regjistrimesh live në 2009 nën titullin Jane at the Palace.

Zjarr Tv Ad