Tjetër rokadë në selitë diplomatike, Rama propozon Petrit Malajn për ambasador në Kosovë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria ka vendosur të bëjë të tjera ndryshime në selitë diplomatike. Pasi Bajram Begaj dekretoi ndryshimet në 12 ambasada, qeveria ka dërguar në Kuvend edhe 3 emra të tjerë.

Mësohet se Petrit Malaj është propozuar për ambasador në Kosovë. Bëhet fjalë për aktorin e famshëm. Si duket ai tani do të kalojë nga kinematografia e teatri, te bota diplomatike. Duhet theksuar se pak ditë më parë u emëruan ambasadorë disa ish-deputetë, si dhe gazetari Mustafa Nano.

Ndërkohë mësohet se qeveria ka vendosur që ambasadori Qirjako Qirko të lëvizë nga Britania e Madhe në Hungari.

Ndërsa Bardhyl Canaj, nga Izraeli do të kalojë ambasador në Serbi.

Zjarr Tv Ad