Teksa ka inspektuar punimet në një tjetër shkollë të re në kryeqytet e cila pritet të hapë dyert për nxënësit vitin e ri shkollot, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar edhe zhvillimet politike në vend.
Sipas tij, investimet që po bëhen në Tiranë janë përgjigja më e mirë ndaj çdo përpjekje që me anë të debateve politike tentojnë të ndalojnë ritmin e punës.
Veliaj theksoi se shkolla e re vjen me një trefishim të kapaciteteve të saj, duke synuar të ndikojë ndjeshëm në uljen e numrit të shkollave që japin mësim me dy turne.
Shkolla e re do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore, si laboratorë dhe palestra me standarde. Gjithashtu, shkolla do të ketë edhe një terren sportiv të jashtëm.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion