Vitrinat e më shumë se dhjetë bizneseve u copëtuan gjatë shpërthimit, bëhet fjalë për bizneset përkrah pallatit i cili u hodh në erë këtë të shtunë në Vlorë me shpërthim të telekomanduar.Ngado të sheh syri copëza xhami, shkëputur nga vitrinat dhe fasadat e xhamit të dyqaneve, kryesisht të veshjeve luksoze.
Vec mbylljes së bizneseve të tyre për disa ditë rradhazi ,teksa xhenierët përgatisnin shpërthimin, pronarët e bizneseve të vogla përgjatë bulevardit Vlorë -Skelë, duhet të përballen edhe me faturën e majme të rindërtimit të fasadave të xhamit në dyqanet e tyre.
Pavaresisht se paguajnë cdo takse e detyrim , biznesmenët , shtojnë se askush nuk i ka vizituar për tu njohur me problematikën e tyre, aq më pak për tju përgjigjur ekonomikisht demit të shkaktuar . Ata mbeten ende në pritje , teksa nga Bashkia nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë cështje.///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion