Humbja e zgjedhjeve në Kukës, reagon për herë të parë Meta

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi akuza ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme në Kukës.

Në një deklaratë për mediat lidhur me situatën në Kosovë, Meta u pyet nga gazetarët për humbjen nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Sipas Metës, zgjedhjet në Kukës, janë “një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit”.

“Libri i Zi” që në fakt titullohet “Farsa Elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit”, është një dokument ku PD ka përmbledhur abuzimet që sipas saj, ka kryer qeveria në zgjedhjet lokale të 14 majit. Libri i pagëzuar “Libri i Zi” nga kryetari i PD Sali Berisha u prezantua publikisht në muajin Shtator.

PS i fitoi zgjedhjet e 24 Shtatorit në Kukës me 5 594 vota diferencë.

Zjarr Tv Ad