Shembulli amerikan i ‘McGonigal’ dhe heshtja shqiptare e SPAK

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Alfred Lela

Dy janë fjalitë që bartin më shumë informacion, si në aktpadinë e Washington-it ashtu dhe në plea deal (pranimin e fajësisë) të firmosur nga Charles McGonigal.

E para: McGonigal ruajti një marrdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë.

E dyta: nga zyra e kryeministrit erdhën të dhënat për hetimin e lobistit amerikan të PD.

Përsëritja e tyre në të dy dokumentet e drejtësisë amerikane thotë mjaftueshëm që SPAK të nisë hetimin e çështjes për zyrtarët e Shqipërisë, ashtu si ajo amerikane bëri për vetët. Hetimi dhe fajësia vetëm e njërës palë nga aktorët e dosjes flet shumë dhe SPAK-ut do t’i duhet të përballet me këtë presë të opinionit publik.

Për pyetjen e parë SPAK duhet të kërkojë pistat e veta faktuale, dhe nuk ka pse ndalet aspak te formulimi kureshtar: pse takohej kryeministri i një vendi me një ish-agjent të CIA-s i cili pas regjistrimit në QKB të një kompanie i kishte të qarta synimet përfituese?

Për pyetjen e dytë, SPAK është i dënuar të hetojë sepse kemi të bëjmë me një përfshirje të qartë të zyrtarëve pranë kryeminisrit në akte që i tejkalojnë detyrat e tyre kushtetuese apo kompetencat.

SPAK duhet kujtuar se Mark Rossini, një prej partnerëve të kompanisë Law Offices and Investigation të McGonigal (hapur në Tiranë) është dënuar dhe përjashtuar nga FBI për faktin se ka marrë nga databaza e Byrosë disa materiale të cilat ia ka kaluar më pas një detektivi privat që ishte paditur nga qeveria amerikane.

A kanë trafikuar zyrtarët e kryeministrisë të dhëna mbi të cilat nuk kanë tagër? Apo janë të klasifikuara? Apo duhet të kalojnë nga institucione të tjera?

Sa kohë pyetje të tilla qarkullojnë si dilema, për shumë aktorë dhe spektatorë të zhvillimeve publike në vend, por jo për prokurorët e Republikës, drejtësia e re ka amerikane vetëm mbështetjen, por jo praktikën.

Çështja duhet shtruar me urgjencë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kongresi amerikan është angazhuar tashmë në kërkimin e përgjigjeve të tjera. Antenat e ligjvënësit amerikan janë ngritur edhe më shumë pas pranimit të fajësisë në të dy çështjet e ish-agjentit të FBI. Amerikanët janë të shqetësuar me të drejtë për spiunazhin pro-rus, por jo më pak të ngarkuar duhet të jetë ligjvënësi shqiptar për përfshirjen e zyrës së Kryeministrit, nisjen e një hetimi për Partinë Demokratike mbi shtysa politiko-kilenteliste, dhe aksesi i frikshëm i Charles McGonigal dhe A. Nezës me ministrat dhe zyrtarët e lartë shqiptarë.

Si hetimi i Prokurorisë, as ai parlamentar nuk janë në favor të shumicës, por nëse shumica nuk ka gjë për të fshehur, çfarë e shqetëson. Moskompromentimi është një mënyrë e mirë për të zhvlerësuar të gjitha akuzat publikisht, si në parlament ashtu dhe në SPAK. Manovrat penguese nuk bëjnë gjë tjetër veçse provojnë përfshirje në një aferë që, në një vend tjetër është hetuar dhe dënuar.

Nëse nuk ka një proces në Tiranë, mbi qeverinë dhe SPAK-un do të ruajë vlerë procesi dhe dënimi amerikan./POLITIKO

Zjarr Tv Ad