Vrasja në mes të ditës në Rrëshen, paralajmërimi i gazetarit: Do të trazohen ujërat, priten viktima të tjera

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vrasje e ndodhur në mes të dietës ka tronditur Rrëshenin, teksa mbeti i vrarë 59-vjeçari, Martin Marku Bardhi dhe u plagosën tre presona të tjerë.

Gazetari Igli Çelmeta në News24 bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të trazojë ujërat dhe se mund të sjellë viktima të tjera.

“Ngjarja dje ka ndodhur në lokalin e viktimës, i cili ka qenë duke pirë kafe me tre persona të tjerë që mbetën të plagosur. Dyshohet se kanë qenë dy autorë. Ngjarja është e rëndë pasi ka ndodhur në mes të ditës. Njërit prej të plagosurve iu është dashur të presë dorën për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vrasja në mes të ditës në Rrëshen do të trazojë ujërat, mund të sjellë vrasje të tjera më të rënda”, tha ai.

Zjarr Tv Ad