“Kosova toka e askujt”/ PD reagon për deklaratën e Ramës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times”, ku ka folur për situatën politike në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Sipas Ramës, Kosova është “një pikë e nxehtë”. Për më shumë, në këtë prononcim, Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”.

Pas këtyre deklaratave të kryeministrit ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila sipas kësaj force politike, kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij në dëm të Kosovës.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE:

Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.

Deklarata e fundit në Financial Times se:
“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt ….” e shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben Edi Rama.

Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.

Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës,ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.

Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij./ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA

Zjarr Tv Ad