A do bashkëpunosh me Bashën?/ Evi Kokalari: E kam takuar dhe më foli hapur…

0
659
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja politike Evi Kokalari ka qënë e ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Breaking’ në Top News.

Kokalari e pyetur nëse mund të ketë një koalicion me Bashën nuk e mohoi, por shtoi se për këtë gjë Basha duhet të jetë shumë larg Edi Ramës, pasi qëllimi i saj i vetëm është rrëzimi i tij në 2025-n.

“Politikisht kam besimin dhe idenë se lëvizja do kthehet në parti. Sepse është krejtësisht e nevojshme, sepse është krijuar një boshllëk që njerëzit mendonin se do e mbushja unë dhe tani kanë filluar të dalin elementë që do e dëmtojnë ndryshimet reale që ne duam në Shqipëri dhe po marrin avantazh dhe nga situata në PD, e çdo gjë tjetër. E shoh të domosdoshme të kthehem dhe ta kthej në Parti Konservatore. Është hera e parë që po e them.

Jam takuar me Bashën. E pyeta çfarë do bëjë, më ka folur hapur për idetë e veta. Mund ta takoj edhe njëherë përpara se të iki. E kam parasysh tani se çfarë po bën PD-ja zyrtare, në çfarë rruge është. Unë koalicionin me Lulzim Bashën e bëj, nëse ai është shumë larg Edi Ramës, sepse qëllimi im i vetëm është heqja e Edi Ramës në 2025 dhe jo vetëm. Ideja ime është një shkatërrim total i sistemit, këtu po fus edhe mediat. Pushteti i ka detyruar bizneset dhe mediat të shkojnë në njëfarë rruge. Unë kam idenë që ne duke qënë të kujdesshëm, shkatërrojmë sistemin, tërheqim median nga rruga që ka qënë deri tani, ta çojmë në një rrugë më të drejtë, sepse media ka shumë rëndësi në jetën demokratike të një vendi.” – shprehet Kokalari.

Zjarr Tv Ad