Gazetari: Pse Gazment Bardhi mori në mbrojtje familjen Berisha

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të komentuar situatën e krijuar së fundmi mes demokratëve, ku duket se grupimi i Bardhit me atë të Berishës janë bashkuar.

Sipas gazetarit Lita, Gazment Bardhi tashmë po mbron sërish Sali Berishën të cilin pak kohë më par po e quante vrasës, sipas tij kjo ndodh pasi bardhi është futur në politik nga Berisha dhe nga familja e tij, ndaj edhe fillon të sulmojë çdo lëvizje të re.

“Zoti Bardhi e ka kapërcyer ylberin. Ai e ka quajtur Sali Berishën si vrasës e përgjegjës për Gërdecën ka akuzuar flamur Nokën për vila e apartamente e sot ulet në krah të tyre e mbledh firmat e tyre e bën politikë.

Ai është produkt i Sali Berishës, e ka sjellë Berisha dhe familja Berisha, në PD dhe ata që merren me politikë e dinë që të gjithë. Por çështja është te investimi madhor që bën për të penguar ndryshimin. Sa del një lëvizje e re këta fillojnë “ta vrasin në djep”, sepse kanë frikë për statusin e tyre. Oligarkët në këtë vend shqetësohen nëse këtu ndodh ndryshimi”,-tha gazetari.

Zjarr Tv Ad