“Kape nga veshët që t’i dalë narkoza”/ Babai rrëfen detaje tronditëse nga vdekja e 3-vjeçarit

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu në Tiranë, pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Babai i të miturit ka folur sërish për ngjarjen, duke deklaruar se Xhaxho i kishte thënë “kape nga veshët që t’i dalë narkoza”, duke shtuar se të miturine kanë marrë në shtëpi në gjendje kome.

Sipas babait, mjeku ka abuzuar dhe me një ilaç që i ka dhënë djalit për t’i rritur temperaturën teksa ishte në narkozë.

“Më datë 28 analizat i ka bërë vetë Roland Xhaxho në klinikën e tij. Ekzistojnë letrat, në çast ja ka bërë analizat. Unë i pashë në fund. Kemi folur me mjekun me dentisten, dy personat kryesorë. Briani fiks është futur në orën 10:00 atje, dioktoresha ka thënë se procesi ka vazhduar në rregull. Kemi kërkuar personalisht doktorin dhe na tha se Briani është në rregull. Djali doli në orën 7 nga klinika. Rreth orës 6 ka hyrë nusja dhe nga ajo orë deri në 7 pastaj jemi marrë me djalin te dhoma. Djali nuk ka qenë në rregull, madje doktori tha kape nga veshët që t’i dalë avash narkoza.

U pagua 300 euro në fillim për anestezinë dhe për çdo orë shtesë anestezie paguam 70 euro, 330 euro shtesë paguam. Duhen parë kamerat që ka brenda. Telefonova mjekun sepse djali e kishte temperaturën 38.2, u bë limon i verdhë. Më pas i shkoi 39 e gjysmë. Mjeku abuzoi edhe me ilacet alegrofenin që ka i dhënë, ai ilac tjetër ska marrë, vetëm atë dhe filloi t’i rretej temperatura.”- tha babai.

Zjarr Tv Ad