Gërvalla për reagimin e Ramës: Deklarata e tij e habitshme, ne i dalim vetë zot vendit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla doli në një deklaratë për mediat pas takimit me ministren gjermane.

Gërvalla theksoi se nuk ka nevojë për deklarata që na kthejnë pas në kohë, sepse Kosova i doli zot vetes me 24 shtator.

“Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Republika e Kosovës si e tillë është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e njohur nga më shumë se 115 vende të botës dhe sovraniteti saj nuk duhet të diskutohet nga askush. ne kërkojmë madje dhe nga Serbia dhe shtet të tjera që nuk janë miqësore ndaj saj ta pranojnë realitetin dhe ka deklarata që të habisin shumë. Nuk dua ta komentoj deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë dhe të ndikojë në thellimin keqkuptimeve vetëm për një arsye, sepse Republika e Kosovës nuk kas një shtet të cilin e ka më afër sesa Shqipëria.”

Do të doja që të gjithë sëbashku të flasim më pak dhe ti ndihmojmë Kosovës më shumë sepse institucionet tona e kanë vërtetuar me 24 shtator se sa janë të afta për ti dalë zot vendit dje situatës dhe nuk ka nevojë për ide që na çojnë pas në kohë që në kohën kur përfundoj lufta. Duhet të jem shumë të mençur dhe të matur për atë që themi dhe atë që bëjmë.

Ajo theksoi se që të kemi sukses në këtë proces, duhet që procesi i dialogut të premtojë.

“Kosova është pala e vetme që kërkon me ngulm implementimin e asaj marrëveshjeje. Ne i kemi kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Është e qartë se pa sanksione nuk ka për ta mësuar mësimin. Dhe qytetarët e Serbisë do ta kenë të vështirë për ta ngritur zërin ndaj vendit të tyre që sillet në mënyrë agresive ndaj fqinjëve”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës

Zjarr Tv Ad