U përjashtua nga Kuvendi, reagon deputeti Lefter Geshtenja: Rama ka frikë nga përballja! Me qëndrimin ndaj Kosovës, doli zbuluar se kush ia lëviz fijet

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja ka reaguar pas përjashtimit nga Kuvendi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, demokrati shkruan se kryeministri Edi Rama ka frikë nga përballja, ndërsa shton se me qëndrimin e mbajtur ndaj Kosovës, zbulohet se kush ia lëviz fijet.

“Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.

S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!”, shprehet Geshtenja.

Zjarr Tv Ad