Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa zgjidhje për konfliktin në veri të Kosovës, ndërsa përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se KFOR duhet të jetë i pranishëm në Mitrovicë. Ai tha se vetë policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet për të ruajtur kufirin, ndërsa shtoi se rrjeta e tij është çarë, ndërsa shtoi se aty kalojnë armatime dhe drogë.
“Unë përsërita qëndrimin tim të njohur, e kam thënë në samitin e NATO-s mbi domosdoshmëri të marrjes së veriut të Kosovës nga KFOR. Asosacioni është një nyje dhe jo si litar në këmbë që e pengon Kosovën. Ajo nyje dhe litar duhet këputur. Nuk duhet shkencë, por logjike. Kosova sot po rrezikon që të humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman, për të bërë një hap tjetër. Siç po humbet dita ditës për mosbërjen e asosacionin të besimit të atyre që e njohën.
Tregoj nga ana ime se si e humbi Rama mundësinë Yasser Arafat për të arritur marrëveshjen. Clinton tregoi; Yasser Arafat mori në telefon dhe më tha që marrëveshja është më e mira, por nuk e firmos dot. I thashë se kjo mundësi ishte shumë e mirë. Por përgjigja e tij ishte; e di, por nuk e firmos dot. Dhe ja, tha presidenti Clinton që kanë kaluar 23 vite nga ai moment historik dhe Palestina është shumë larg asaj marrëveshje. Punët shkuan keq e më keq punët e Palestinës, edhe nga mungesa e kurajës së udhëheqësit të saj për të finalizuar paqen. Ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzim ekstrem. Shqiptarëve që besojnë te Allahu, i sugjeroj që të ulen në gjunjë dhe të lexojnë Kuranin dhe të dënojnë agresionin e terroristëve të Hamasit. Sa herë aktakuza ndaj meje rivjen në nga sallat e mexhahelisë, për të masakruar vllaun e Vuçiçit pasi unë kërkova ‘pushtimin e veriut nga KFOR’ rivijnë dhe ca thirrje kundër Europës si ‘Kuçka e vjetër që s’na ka dash kurrë’, apo vijnë apele për armatosur, “Kuçka e vjetër do të na lërë në baltë”, e lloj-lloj klithmash.
Këtyre thirrjeve të zakonshme, iu shtuan dhe pickamat nga kërkesa ime e përsëritur për NATO-n që KFOR të marrë në kontroll veriun, ku kufirin është katandisur në një rrjetë të çarë, nga ky hyjnë armatime, drogë e dreqi me të birin. Këtë gjënë për KFOR e thonë dhe udhëheqës të lartë. Kosova nuk ka forca të mjaftueshme për të vijuar kontrollet. Këto janë pyetje retorike, nuk kam shpresë se këto do të ma lehtësojnë akuzën. Ku një lapsus i Financial Times, sikur e kishte shtyrë djalli, kishte harruar fjalën veri para fjalës Kosovën, që u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën e gazetarin.
Rama e ka risjellë gjithashtu edhe njëherë në vëmendje togfjalëshin e përdorur nga ai në një intervistë në prestigjozen ‘Financial Times’, ku thekson edhe një herë se i është referuar “Veriut të Kosovës”, për të cilin thotë se mbizotëron kriminaliteti dhe se e gjithë “tymnaja” e nxjerrë prej këtij togfjalëshi, është bërë nga ata persona që nuk shohin interesat e Republikës së Kosovës, ku përmend këtu dhe “non-gratat”.
‘No-man’s land’- ‘tokë e askujt’- ashtu e cilësoj veriun e Kosovës, pasi nuk ka asnjë mundësi të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nesër. U nxor nga konteksti nga sazexhinjtë në Prishtinë dhe Shqipëri.”, tha Rama.