Përfundon seanca për Belerin, ja vendimi që dha gjykata

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbajtur sot seanca e parë për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgim për blerje votash. Mësohet se seanca është shtyrë më datë 17 tetor të këtij viti.

Në këtë seancë, pranishme ishte edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi. Në fjalën e tij, Beleri e ka konsideruar mbajtjen e tij në burg si politike.

Gjykata e Posaçme kishte caktuar 12 tetorin si datën e parë për seancën ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ra në prangat e policisë më 12 maj, dy ditë para zgjedheve vendore të 14 majit. Dosja e SPAK në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, pasi prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.

Mësohet se seanca ndaj Belerit do të mbahet në orën 09:00. Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Zjarr Tv Ad