Çfarë ndodhi? Presidenti Bajram Begaj refuzon të dekretojë ligjin e parë të Qeverisë Rama

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kthyer për rishqyrtim ligjin e qeverisë “Për Shtetësinë”. Ky ligj i është kthyer sërish Kuvendit me argumentit se për miratimin një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente s’morën vota të mjaftueshme.

Nga procesverbali i seancës plenare dhe të dhënave të votimit elektronik miratimi i amendamentit të dytë u bë me 78 vota, i amendamentit të tretë me 77 vota, i amendamentit të katërt me 78 vota dhe i amendamentit të pestë me 79 vota, duke mos plotësuar kështu kushtin e Kushtetutës për kalimin e një ligji.

“Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara.

Në procesin e kontrollit kushtetues, konstatimi i shkeljeve procedurale, të cilat bien ndesh me një dispozitë kushtetuese (shkronja “b” e pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës) është shkak i vetëmjaftueshëm për kthimin për shqyrtim të ligjit”, thuhet nder te tjera ne arsyetimet e Presidentit.

Ky është ligji i parë, që Kreu i Shtetit i kthen për rishqyrtim qeverise se kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë që ligji “Për shtetësinë” u miratua me 97 vota pro ne seancën e 21 shtatorit të këtij viti.

Përmes këtij ligji iu dha mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Kuvendi miratoi ligjin për shtesësinë duke lehtësuar kështu kushtet për marrjen e shtetësisë shqiptare. Gjithashtu, fëmijët e lindur në Shqipëri nga prindër të huaj sipas këtij ligji mund të marrin shtetësi shqiptare, me kusht që prindërit të japin pëlqimin e tyre, kur mosha e tij është nën 18 vjeç.

Në një postim në “Facebook”, pas miratimit të këtij ligji në Kuvend kryeministri Rama tha se këto ndryshme u krijojnë mundësi talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Sqhipërisë që të pajisen me pasaportë shqiptare.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”-shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad