Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kallëzimin penal të bërë nga PS ndaj deputetit demokrat, Bledjon Nallbati, për dhunën e ushtruar në parlament.
Në një reagim jashtë selisë së Kuvendit, Berisha, tha se kallëzimi i dorëzohet SPAK-ut, pasi është një organizatë kriminale që zbaton urdhërat e qeverisë.
Ai shtoi se demokratët janë të vendosur kësaj here dhe paralajmëroi kryeministrin Rama se “ky është vetëm fillimi”.
“Asgjë tjetër veçse ia dërgoi një organizate tjetër kriminale siç është SPAK, që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës me fabrikime, falsifikime kriminale. Me lidhje me bandat dhe krimin.
Në këtë aspekt, nuk ka asnjë lloj habie se përse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti se demokratët janë shumë të vendosur kësaj here.
Mund t’i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama. Deputetët do jenë aty ku i thërret detyra. Të gjithë! Deputetët do jenë aty ku e kanë vendin. Beteja është betejë”, tha Berisha.