Vis Martinaj, i gjallë apo i vdekur? Ja si përgjigjet Balla

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhdukja misteriozre e Ervis Martinaj mbetet një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit, sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

I ftuar ABC News, Balla u shpreh se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në lidhje me çështjen e Ervis Martinajt.

“Unë e kam informacionin që ka deri më tani Policia e Shtetit, dhe sa herë ulemi me Drejtorin e Përgjithshëm për çështjet që ne kemi si çështje, që kanë të bëjnë me prioritetet kryesore të punës së policisë për personat në kërkim, ngjarje të rënda kriminale apo zbulimin e autorëve, edhe kjo ngjarje kriminale, është në grupin e çështjeve prioritare, por do kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos dëmtuar hetime, dhe një punë intenstive, që zhvillohet edhe në këtë moment që flasim për këtë çështje, mos ta komentoj dhe iu jap fjalën që do të vij përsëri në emisionin tuaj me rezultate konkrete shumë shpejt. Jo sot nuk mund t’iu them një përgjigje për këtë çështje”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad