Deputeti Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk është më pjesë e Partisë Demokratike dhe se është tërhequr pasi nuk sheh më asnjë alternativë.
Për deklaratën e Shehajt u pyet pak më parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha në një prononcim për gazetarët se respekton vendimin e deputetit.
Ai tregoi bisedën e fundit që kishte bërë me Shehajn lidhur me largimin e këtij të fundit nga e djathta.
“Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij. I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër”, u shpreh kryedemokrati.
Gjithashtu Berisha u pyet nëse i frikësohet hapjes së një partie të re nga Agron Shehaj.
“Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, u përgjigj ish-kryeministri.