Spahia: Si u shndërrua Shqipëria në “kamp” për të gjithë refugjatët nga mbarë bota?

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia është shprehur se Shqipëria kaloi nga një atraksion investimesh të huaja në rifugjio për të gjithë refugjatët nga mbarë bota.

Ndër të tjera, Spahia shprehet se dikur kompani serioze dhe sipërmarrës me vizion nga Italia sillnin sipërmarrjet e tyre në Shqipëri, duke hapur vende pune dhe duke krijuar ekonomi për shumë familje shqiptare dhe shumë sipërmarrje italiane.

Reagimi nga Bardh Spahia:

Si kaloj Shqipëria nga atraksion investimesh të huaja në rifugjio për të gjithë refugjatët nga mbarë bota?

Dikur kompani serioze dhe sipërmarrës me vizion nga Italia sillnin sipërmarrjet e tyre në Shqipëri, duke hapur vende pune dhe duke krijuar ekonomi për shumë familje shqiptare dhe shumë sipërmarrje italiane.

Më kujtohen vitet 2006 deri nga viti 2013 ku mijëra emigrantë shqiptarë ktheheshin në Shqipëri nga Italia dhe vende të tjera për të investuar kursimet e tyre në vendin e tyre.

Çfarë ndodh sot? Sot vendi ynë boshatiset me ritme të frikshme. Rreth 1 milion bashkëkombas kanë braktisur Shqipërinë gjatë 10 viteve të fundit. Klasat në shkolla janë bosh tashmë.

Ndërkohë sipas marrëveshjes së fundit rreth 36 mijë refugjatë në vit nga Afrika, Lindja e Mesme etj. pritet të zbarkojnë në Shqipëri, të cilët do priten në portin e Shëngjinit dhe në një qendër tjetër në brendësi të territorit të vendit tonë.

E gjitha kjo pa dijeninë dhe pa aprovimin e parlamentit. Pse? Sepse Edi Rama nuk njeh parlament. Nuk njeh funksionimin e shtetit. Nuk njeh opozitë. Nuk njeh rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që nuk e kanë votuar. Ata i dhunon me bandat kriminale, i kërcënon haptas duke i thënë që “nëse nuk votoni për rilindjen keni zero fonde”, a thua se janë fondet e tij personale apo thua se Shqipëria është pronë e tij.

Kësaj sjellje të turpshme me shtetin dhe me fatet e mbarë bashkëkombasve tanë duhet t’i jepet fund një orë e më parë.

Të gjithë bashkë duhet të reagojmë me ç’të kemi, për të ndalur këtë individ të papërgjegjshëm para se të jetë tepër vonë.

Zjarr Tv Ad