“Kërkoj ndjesë, por …”- Dhunoi fëmijën në kopsht privat, gjykata merr vendimin për edukatoren

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren 48-vjeçare që pak ditë më parë dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat “Stinët”, duke i thyer edhe këmbën.

Ajo ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe u ka kërkuar ndjesë familjarëve.

Përmes avokatit, Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ajo ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.

“Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur”, deklaroi ajo.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Rasti është denoncuar nga prindërit ne emisionin “Stop”, ndërsa kamerat kane filmuar edhe momentin kur fëmijës i është thyer këmba.

Në momentin që e mitura ndodhej në dhomën e gjumit të kopshtit, edukatorja Majlinda Dehima dëgjohet teksa i drejtohet “Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën”.

Pas kësaj dëgjohet një kërcitje, që dyshohet se është momenti kur edhe vogëlushes i është thyer këmba.

Prej atij momenti dhe deri në largimin e saj nga kopshti, 3-vjeçarja ka qarë pa ndalim nga dhimbjet e shkaktuara

Zjarr Tv Ad