Braktisi foshnjën në garazhin e pallatit, më pas fëmija vdiq, gjykata liron 30-vjeçaren! Avokati ka kërkuar vlerësimin e gjendjes mendore

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka vendosur të lirojë me masën “arrest shtëpie” 30-vjeçaren, e cila disa ditë më parë braktisi foshnjen e saj të porsalindur në garazhin e një pallati në Yzberisht.

Mësohet se avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Në dëshminë e dhënë 30-vjeçarja u shpreh se ishte ndjerë në presion pasi familjarët e saj nuk kishin ditur gjë për shtatzaninë dhe se i dashuri i saj e kishte braktisur duke mos u interesuar për të.

Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit. Menjëherë eshte njoftuar policia, e cila ka shoqëruar për në spital foshnje.

Pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Zjarr Tv Ad