Kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat pasi doli nga seanca e Kuvendit ku nuk u arrit të votohen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për të votuar anëtarët duhen 93 vota por opozita nuk votoi duke protestuar me thirrjet: Hajdutë! Kriminelë! Rama kishte paralajmëruar se do të jepte një prononcim për median por deputetët e PD-se, të vendosur ne ambientet e jashtme në Parlament kishin planifikuar të vazhdonin thirrjet: Hajdutë! Kriminelë! Prandaj Rama anuloi prononcimin për median dhe u largua me makinën e tij. Ndërkohë Monika Kryemadhi iu afrua gazetarëve dhe deklaroi: Frikacaku ka frikë të përballet me mediat, dhe realitetin e hidhur që ka ndërtuar vetë. Është një trim që trimërohet me kukullat e ushtarëve të vet por ka frikë të përballet me kamerat. Kërkoj përkrahjen tuaj për të qenë prezent në çdo protestë tonë edhe pse në numër e vogël por protestë që ai duhet të ikë në radhë të parë për të shpëtuar shqiptarët”
Rama ikën nga Kuvendi pa folur për mediat, Kryemadhi: Frikacaku ka frikë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...