Altin Goxhaj akuzon Sali Berishën se shiti kauzën për kundërshtimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë për një telefonatë me të besuarin e Kryeministres Xhorxhia Meloni.
Goxhaj shkruan se PD-ja ka shitur Shqipërinë për hallet e veta pas telefonatës së Berishës me zv.kryeministrin e Forca Italia.
Sipas Goxhajt, Berisha i hapi rrugën Ramës duke mos protestuar për këtë marrëveshje.
“PD shet Shqipërinë për hallet e veta.
Pazaret e Berishës me Qeverinë Meloni:
“Bisedova me zv.kryeministrin Tajani të FORCA ITALIA dhe u mirëkuptuam! Jam i qartë?!”
“Unë s’jam dakort por ne nuk do protestojmë se Italinë e kemi vend mik dhe mikpritja shqiptare është e madhe” (pra Rama le ta bëjë por ne do themi “ti vijë rëndë!”)
“Ne jemi opozitë e qendrës së djathtë, nuk protestojmë kundër ardhjes së emigrantëve dhe kundër Italisë”
Çdo shqiptar duhet ta kuptojë që jemi pa opozitë të djathtë! Ne duhet ta krijojmë se ndryshe do marrim valixhet dhe do ikim ne sepse klyshët e Soros do sjellin qindra mijë afrikanë dhe aziatikë duke bërë pazare me të gjithë këta të “Djathtës së Qendrës së Halleve të Veta”, shkruan Altin Goxhaj.