Nisin hetimet për pallatin që rrezikon të shembet në Gjirokastër

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisin hetimet për pallatin që rrezikon të shembet në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër. Burime nga prokuroria thanë se do të thirren dhe të merren në pyetje përfaqësuesit e kompanisë që ka ndërtuar pallatin 10 vjet më parë. Duhet thënë se deri në atë kohë kjo zonë ishte e mbjellë vetëm me pisha. Nga ana tjetër, të gjitha familjet janë larguar. Gjatë natës asnjë nga to nuk u lejua të hynte në apartamente, edhe pse disa prej tyre nuk donin të braktisnin shtëpitë. Në të njëjtën kohë,  kryebashkiakja Zamira Rami i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës. Permes një letre dërguar Ramës ajo shkruan se në qytet ka probleme me rrëshqitjet e dherave në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat rrezikon që të shembet, “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori”.  Rami thekson se disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa edhe akset kryesore kanë probleme me qarkullimin.  Nisur nga kjo situatë, ajo thekson se gjendja e krijuar nuk mund të përballohet nga pushteti vendor, prandaj kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror, përmes shpalljes së  gjendjes së jashtëzakonshme.

Zjarr Tv Ad