Kur do të nisë mosbindja civile? Berisha: Strukturat janë gati dhe po presin sinjalin

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera është pyetur se kur pritet të nisë mosbindja civile në vend.

Berisha ka thënë se priten dy momente, ku së pari sipas tij ka një bindje universale se në Shqipëri është instaluar një diktaturë dhe po ashtu që po zhvillohet një grusht shteti brenda shtetit.

Ish-kryeministri shton se ka një revoltë të madhe dhe se strukturat po presin sinjal për nisje, sinjal që nuk është përcaktuar ende se kur do të vijë, para apo pas festave.

“Presin dy momente. Së pari është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe po bëhet grusht shteti brenda shteti nga Edi Rama.

Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë gati për të filluar kur t’u jepet sinjali.

Nuk e di para apo pas festave, por do të jeni të parët që do të njoftoheni” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad