Leonard Koka, vëllai i Lefter Kokës ka zbardhur shumë kulisa në një intervistë për Syri Tv. Ai hedhur akuza ndaj kryeministrin Edi Rama se i kishte thënë Lefter Kokës se kishte folur me amerikanët dhe se ish-ministri tashmë në burg nuk do të ishte non grata. Madje, sipas Nar Kokës, Rama kishte marrë përsipër dënimin me arrest shtëpie të vëllait të tij. Por sipas Nar Kokës, Rama e ka mashtruar për të krijuar skenarin e zhurmës së inceneratorëve.
“Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që të mbylleshin inceneratorët, ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë”, thotë Nar Koka, që sakaq thekson se inceneratorët nuk mund të bëheshin pa dijeninë e Ramës.
Ndërkohë, Nar Koka ka vendosur ta anulojë intervistën tek Syri TV, por drejtuesi i këtij televizioni, Çim Peka, ka publikuar në rrjetet sociale një audio të komunikimit paraprak me Nar Kokën.
Biseda:
Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?
Leonard Koka: Po që fola me amerikanët dhe ti s’ke non grata, do kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin po nuk e dorëzove malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait mos e dorëzo, vëllai e dorëzoi.
Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?
Leonard Koka: Se mora vesh, pas takimit me Ramën vetëm e pashë në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.
Çim Peka: Pra ti po thu që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore.
Leonard Koka: Jo, nuk do të shpallin non grata. Që je non grata dhe nuk do shpallesh non grata.
Çim Peka: Nuk do e shpallnin?
Leonard Koka: Nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftë se e jep dorëheqjen malorja do jetë më e butë.
Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?
Leonard Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie.
Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi?
Leonard Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë. Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që të mbylleshin inceneratorët, ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë.
Çim Peka: Te inceneratorët kush ka më shumë faj, Lefteri, Veliaj, Rama apo Agaçi?
Leonard Koka: Ju rren mendja që s’ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama? Ju mendoni se do të bëheshin inceneratorët pa Ramën? Mendoni që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?
Çim Peka: Ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë, si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?
Leonard Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë, 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë, që ishte kontrata për inceneratorët, më mbrapa të gjitha gjërat e financuara te inceneratori i Tiranës nuk është bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni, është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im.
Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin, ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin dhe do e bëjnë publike non gratën?
Leonard Koka: Këtë nuk ta them dot 100%, por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë e natë.
Çim Peka: Kanë pas komunikim?
Leonard Koka: 100% nuk ta jap dot, por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.