Artan Hoxha tregon si dështoi SPAK të hetojë Veliajn: Luftë mes klaneve në PS

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutuan arrestimet e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, për aferën e inceneratorëve.

Hoxha tha se SPAK nuk ka arritur dot të hetojë në nivele të larta, përfshirë Erion Veliajn dhe se e ka copëzuar hetimin duke vajtur deri te “peshqit e vegjël”.

Gazetari tha se bëhet fjalë për vjedhjen e miliona eurove nga taksapaguesit shqiptarë, për inceneratorin që nuk ekzsiton fare, të cilat më pas kanë financuar fushata elektorale dhe mediat e kapura, që i shërbejnë pushtetit.

Hoxha tha se afera e inceneratorëve ka shkaktuar edhe një luftë mes klaneve brenda Partisë Socialiste, konkretisht mes klanit Veliaj dhe disa ministrave dhe ish ministrave.

“Më në fund, pas një beteje të opinionit publik dhe aktorë të tjerë të jetës politike dhe shoqërorë në vend, prokuroria ka vendosur të çojë çështjen në një nivel tjetër, pra të lëshojë masat e sigurisë, të marrë persona nën hetim për inceneratorin e Tiranës. Deri në këto momente i gjithë skepticizmi ka qenë në faktin që prokuroria nuk do të arrinte te inceneratori i Tiranës. Sot së paku kemi më në fund masa sigurie të lëshuara nga gjykata në lidhje me 15 persona.

A është i mjaftueshëm ky numër? A janë këta personat e duhur? A ka persona më të rëndësishëm se këta, që kanë luajtur lojën dhe fshihen pas kësaj historie? Këto janë pyetje që nuk e kanë marrë përgjigjen me këtë veprim që ka bërë SPAK.

Si në të dy inceneratorët e tjerë, ka vënë një limit, ka shkuar deri në një shkallë dhe pastaj ka stopuar. Si në inceneratorin e Elbasanit, ashtu edhe në atë të Fierit, në momentin kur prokuroria dështoi për masë sigurie ndaj kryetarit të bashkisë së Fierit, e kam quajtur si dështim të mundësisë për të shkuar te personat e paprekshëm dhe të pandëshkueshëm. Gjithmonë objektivi ishte inceneratori i Tiranës dhe bëhej fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, minimalisht.

Me këtë material që ka vajtur në gjykatë, por edhe në rastet e mëparshme, ka plot të dhëna që një sy i vëmendshëm mund ta shohë që po të mblidheshin bashkë dhe të hetoheshin bashkë, do të kishim fabul më të saktë mbi atë që ka ndodhur dhe do të na ndihmonte të shkonim të koka e vërtetë e asaj.

Paratë e shqiptarëve ku kanë shkuar? Pse kanë shkuar aty? Kush ka patur përgjegjësinë për t’i ruajtur? Kush e ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin e shtetit shqiptar që këto para të taksapaguesve më të varfër të kontinentit, të përfundojnë në xhepat e disa hajdutëve ordinerë, të cilët nuk e kanë bërë të vetëm. Këto kompani kanë shërbyer si ai “tubi” i madh për të mbajtur të furnizuar dhe vajisur si ata lart, duke filluar nga fushatat elektorale dhe duke përfunduar te mediat. Kë kanë financuar? Ata që kanë qenë pjesë e kësaj sipërmarrje të madhe.

Ne kemi vërtet 15 urdhër arreste, por janë një pjesë për njerëz që janë në burg dhe të dënuar. Ajo që pret opinioni publik, të hetohen kryetarë bashkie dhe ministra.

Më në fund sot, vijmë tek përgjigja të cilën e shmangëm gjatë fushatës së 14 majit, Tirana, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, nuk ka fare incenerator. Ajo kontrata është 128 milionë euro. Mes të arrestuarve kemi pensionistë, zyrtarë që kanë zbatuar urdhra. Gjëja më e mirë që na ka dhënë ky vendim, është ideja e qartë që brenda mazhorancës kemi betejë shumë të ashpër mes klaneve aty.

Nga njëra anë është Erion Veliaj me të vetët dhe nga krahu tjeër, janë disa ministra dhe ish ministra, që kanë folur me vendime dhe ne kemi parë që disa ministra e kanë kundërshtuar këtë gjë. Nga krahu tjërtër, kryetari i Bashkisë e ka marrë përsipër ta financojë.

Sot jemi para faktit të kryer që nuk ka nevojë për hetim, por vetëm ndiq vendimet dhe përgjigjet që kanë dhënë ministrat e mazhorancës vetë. Brenda qeverisë ka patur përplasje. Pse u nënshkruar kontratat? Duhet parë fuqia madhore, që ka prevaluar te dy palët që ishin në betejë. Fuqia madhore është ai lart, kryeministri”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad