Manjani: Çfarë pritet të ndodhë pas heqjes të imunitetit, opsionet për Berishën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jursiti Ylli Manjani ishte i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin, ku bëri një sqarim juridik mbi atë çfarë pritet të ndodhë pas heqjes së imunitetit të Sali Berishës.

Manjani theksoi se masa e arrestit nuk është kërkuar ende nga prokuroia, por është kërkuar vetëm dhënia e autorizimit.

Tani sipas tij, prokurorët kanë në dorë nëse do të kërkojnë masë arresti për Berishën dhë në fund është gjykata që e jep konfirmimin përfundimtar.

“Masa nuk është ashpërsuar. Prokuroia nuk e ka kërkuar masën e arrestit, ka kërkuar dhënien e autorizimit. Nëse do ta kërkojë në gjykatë, këtë e dinë ata, nuk mund ta dimë ne. Pas kësaj çështje nëse prokurori do ta arrestojë duhet të shkojë në gjykatë dhe gjykata duhet ta vlerësojë nëse duhet një masë tjetër. Tani është në dorën e prokuroit të çështjes.

Marrim rastin Tahiri. Rregulli është ky, një deputet nuk lejohet të arrestohet pa iu hequr imuniteti. Prokurori që të shkojë në gjykatë të marrë masën e sigurisë, i duhet pa imunitet.

SPAK e ka pa imunitet tani, e çon prokuroi në gjykatë ose nuk e çon këtë ne nuk e dimë. Është absurd pse i kërkojnë të dyja masat e sigurisë.

E ka në dorë prokurori, nëse do ta ashpërsojë, ose nëse do ta hetojë si gjithë të tjerët.

Ku dallon me rastin Tahiri erdhi prokuroia dhe kërkoi arrestimin dhe kontrollin e banesës. Parlamenti rrëzoi arrestimin dhe lejoi kontrollin e banesës”, tha Manjani.

Zjarr Tv Ad