Azgan Haklaj: Berisha çoi dhomën e gjumit në seli!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Berisha do tentojë të marrë peng selinë e PD, deklaroi në Dritare TV Azgan Haklaj, pasi Kuvendi i hapi rrugë sot arrestimit të tij.

Haklaj theksoi se ish-kryeministri do e përdorë këtë si skenar edhe pse nuk do të arrijë ta realizojë, pasi PD është e demokratëve dhe jo banesë private.

“Ka rënë brinja më e fortë e trekëndëshit, Rama-Berisha-Meta. Mbështetja e Berishës ka rënë, është në ditën e tij më të vështirë. Tentoi të marrë peng një pjesë të PD, për ta përdorur si mburojë në betejën e gjatë me SHBA dhe drejtësinë shqiptare. Berisha sulmoi SPAK, gjykatën, i vetmi ish-kryeministër që sulmon prokurorinë. Kur në fakt Berisha dhe familja e tij është sanksionuar si organizatë kriminale.

Berisha për shkak të moshës mund të përfitojë arrest shtëpie. Por ai po përgatit një skenar tjetër, të përshtatë selinë e PD për ta përdorur si banesë të tij. Ka deklaruar shpesh se nuk ka banesë dhe jeton tek vajza e tij. Berisha nuk mundet të hyjë në PD dhe të thotë që arrestin do e kalojë në seli, aty ku mesa unë di k,a çuar edhe një dhomë gjumi”, tha Haklaj.

Zjarr Tv Ad