Opozita kërkesë Kuvendit për votën e emigrantëve/ Tabaku: Nuk mund të shtyhet pafundësisht

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pjesë e deputetëve të opozitës kanë depozitur në Kuvend një draf-tligj të “Diasporës së Lirës”, ku kërkojnë mundësinë e votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një prej firmëtareve është dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila në një postim në rrjetet sociale shprehet se duhet të gjendet një mekanizëm për të futur në diskutime parlamentare çështjen e votës së emigrantëve. Sipas deputetes demokrate, Kuvendi duket se do të dështojë sërish për të bërë një reformë elektorale, por nuk duhet të dështojë për të mundësuar votën e mërgatës.

Tabaku shton më tej se mundësimi i votës së emigrantëve nuk mund të shtyhet pafundesisht dhe askush nuk mund të ketë frikë prej votës së mërgatës.

Reagimi i plotë:

Politika nuk është ajo çfarë thua por është mbi të gjitha ajo çfarë bën!

Për vite me radhë politika ka ligjëruar bukur për nevojë edhe mundësinë e votës për të gjithë shqiptarët, duke nënkuptuar edhe votën e diasporës. Një e drejtë kushtetuese që fatkeqësisht është mohuar për 3 dekada me radhë dhe veçanërisht në dekadën e fundit ku edhe kërkesa e tyre ka qenë më e mirë artikuluar. Kësaj kërkese dhe të drejte kushtetuese i janë përgjigjur me retorikën boshe mazhoranca që ka votuar çdo ligj në parlament këto 10 vite. Ata që kur vjen puna për ta kthyer në ligj kërkesën e emigrantëve kanë heshtur duke vazhduar retorikën e një ushtrimi teorik me foljen “duhet”!

Fatkeqësisht, parlamenti që nuk ka lënë ligj me porosi pa miratuar në këto dhjetë vite dhe deputetët që shpesh janë kthyer në marioneta që firmosin letra bosh për ligje që as i kanë pyetur më parë nuk ka prodhuar asnjë reformë të denjë për votën e diasporës. Një parlament që ka prodhuar pak reforma, pak ligje dhe thuajse asnjë ndryshim për mirë në jetën e qytetarëve. Një parlament që u end më shumë në kërkim të një dakordësie të vogël mes disa palëve dhe jo marrëveshje të madhe për t’i dhënë të drejtën e munguar shumicës së shqiptarëve. Por e gjitha kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe me se sbën na duhet të gjejmë një mekanizëm për të rifutur në diskutime parlamentare pikërisht temën e votës së diasporës.

Kështu me disa kolegë të opozitës vendosëm të bashkëfirmosim kërkesën e përfaqësuesve të “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” që kanë propozuar një draftligj për mundësimin e votës së emigrantëve. Një propozim që merr formë sidomos një vit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron parlamentin të rregullojë votën e tyre. Duket se përsëri parlamenti do të dështojë për ta bërë një reformë të plotë elektorale për të adresuar të gjithë problemet e zgjedhjeve por nuk duhet të dështojë për të mundësuar votën e mërgatës! Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota!

Zjarr Tv Ad