Andi Bushati: Qëllimi i reformës paska qenë të shërbejë si hanxhar ndaj kundërshtarëve të pushtetit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati postoi një mesazh në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Bushai shkruan se qëllimi i reformës në drejtësi ka qenë përdorimi si hanxhar ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës.

“Vë bast se nesër Gjykata e Lartë do gjejë një mënyrë për ta lënë zvarrë (prej 2 vjetësh tashmë) verdiktin se kujt i takon vula e PD.

Drejtësia e re nuk po i jep dot përgjigje as një gjëje qe nuk ka shqiptar që nuk e di.

Mjafton kjo për të kuptuar edhe aktet e fundit militante të SPAK dhe të turpshme të Gjykatës Kushtetuese.

Me sa duket qëllimi i reformës paska qenë të shërbejë si hanxhar ndaj kundërshtarëve të pushtetit,” shkruan Bushati.

Zjarr Tv Ad